Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sherr në Kuvend për përcaktimin e gjinive
Projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat. Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët. “Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin. Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani. “Përkufizimi është i qartë njeh vetëm burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar”, u shpreh Ardit Bido. “Ne në traditë, në fe, si natyrë njohim...