6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe pas premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, banorët e lagjes nr. 5 në Durrës vijojnë të presin të futen në banesat e tyre. Edhe pse Bashkia konfirmon se një prej pallateve është përfunduar dhe familjet janë sistemuar, rindërtimi për pjesën tjetër të pallateve ende nuk ka nisur. Premtimi Në maj 2023, gjatë një takimi me banorët e njësisë nr. 3, kryebashkiakja Emiriana Sako u angazhua publikisht për rindërtimin e të gjitha pallateve të cilat janë klasifikuar me nivel dëmi DS5 pas tërmetit të vitit 2019, në lagjen nr. 5, në të njëjtin vend. “Në takim me banorët e njësisë nr. 3 ku u angazhuam që pallatet DS5 të lagjes nr. 5 të rindërtohen në të...