Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U godit për vdekje me thikë nga kolegu, ky është 34-vjeçari që u vra sot në ‘Komunë’
vendngjarje-viktima TIRANË- Personi që shihni në foto është 34-vjeçari Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, në ambientet e lokalit ku punonin së bashku. Picieri Indrit Ismaillari 34-vjeç ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me thikë nga kolegu i tij, kuzhinieri Filip Shehu 41-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, në lokalin 'City Lounge'. Autori dhe viktima ishin pjesë e stafit, ndërsa sipas dëshmitarëve, teksa po punon në kuzhinë një debat mes ka nisur për tasin e proshutës. Konflikti mes tyre degradoi në përdorimin e thikës, ku 41-vjeçari ka goditur me thikë në qafë 34-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. I riu nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra dhe...