Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident në Vlorë, dy gra përplasen nga makina në vijat e bardha
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin e Lungomares, në vendin e njohur si “Titaniku”. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Fiat”, i drejtuar nga Dukë Muço, 72 vjeç ka përplasur dy shtetase në vendkalimin e këmbësorëve. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetaset Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, të dyja rreth moshës 70 vjeç. Ato kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar me ambulancë në spitalin e Vlorës ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. gijotina.com/