Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mashtrimi me Call Center/ 170 vite burg për grupin e Bruno Çobos, zhvatën 4.7 milionë euro
GJKKO dënoi grupin e mashtruesve të call center të drejtuar nga Bruno Çobo. Rreth 170 vite burg në total për 16 të pandehurit të cilët u akuzuan nga SPAK se përmes mashtrimit kompjuterik, dyshohet se kanë përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit. Procesiu mbajt me gjykim të shkurtuar. Të pandehurit u shpallën fajtorë për mashtrim kompjuterik, grup i strukturuar kriminal. Grupi drejtohej nga Bruno Çobo, i cili në korrik 2024 u ekstradua nga Dubai ku ishte arratisur kohë më parë. Bruno Çobo u dënua me 12 vite burg por në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit...