Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme në zonën e kalasë në Berat, ku 63-vjeçari Kristo Mema vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha.
Burime bëjnë me dije se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Shkak për nisjen e debatit mes tyre ka qenë se viktima donte t’i bënte foto njërës prej vajzave me kalin e autorit.
Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruar para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste me një kalë tuuristët në zonën e kalasë, kundrejt pagesës. Kristo Mema vijon të jetë ende në kërkim, ku u zhduk pa gjurmë, pasi kreu vrasjen.
gijotina.com/
Detajet nga krimi në Berat/ Viktima donte t’i bënte një foto vajzës, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve
