“Anëtarësimi në BE, objektiv kombëtar i përbashkët”, ambasadori Gonzato: E rëndësishme të përmbushen kriteret, jemi në një moment vendimtar

“Anëtarësimi në BE, objektiv kombëtar i përbashkët”, ambasadori Gonzato: E rëndësishme të përmbushen kriteret, jemi në një moment vendimtar

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ai e ka cilësuar rrugëtimin e Shqipërisë në BE si një moment vendimtar, një objektiv kombëtar të përbashkët që gëzon mbështetjen e të gjithë spektrik politik. Gonzato tha se për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare dhe përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht, duke e cilësuar këtë si një provë për vendin tonë. “Ky takim zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit, kemi një parlament të ri në Shqipëri, dhe një qeveri të re...