Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Balluku, ‘mollë e ndaluar’/ Gjokutaj: SPAK regjistron çështje pa emra, godet afera dytësore për të mbrojtur krerët
Raportimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në Parlament është kthyer në një rutinë formale dhe pa interes për publikun, e mbushur me statistika që nuk i thonë asgjë opinionit. Ky ishte vlerësimi i avokatit Genc Gjokutaj, i cili vuri në dukje se këtë herë, ndryshe nga më parë, deputetët e mazhorancës nuk i drejtuan asnjë pyetje kreut të SPAK. Sipas tij, kjo heshtje është e kuptueshme, pasi mazhoranca kërkon të shmangë diskutimin për “mollën e ndaluar”, zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim.Kritik, Gjokutaj ishte dhe ndaj përgjigjeve evazive të Dumanit, veçanërisht përdorimin e shprehjes “nuk kam koment”, të cilën e cilësoi si jo-juridike dhe një tentativë për t’iu shmangur përgjegjësisë. Kjo shmangie, sipas Gjokutajt, lehtësohet edhe nga pyetjet e përgjithshme...