Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Merrnin rryshfet për të ndikuar te drejtësia, SPAK çon në gjyq 6 persona, mes tyre ish-shefi i krimeve që nxirrte të dhënat nga TIMS
spak-erjon dani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 persona, mes të cilëve edhe ish-shefin e krimeve në Komisariatin nr.3 në Tiranë, Erjon Dani. SPAK ka dërguar për gjykim edhe Klodjan Muçën, Sokol Mashën, Emiljano (alias Millan) Roçin, Musa Gjikolën dhe Vilson Roçin. Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, ndërsa për ish-shefin e krimeve është ngritur edhe akuza për “Shpërdorim detyre”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me...