Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i vetëvarur në qelin e paraburgimit

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i vetëvarur në qelin e paraburgimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur burgun e Shkodrës, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij. Punonjësit e burgut e nxorën menjëherë me puls dhe shenja jete dhe e dërguan në urgjencë, ku stafi mjekësor i dha ndihmën e parëm, por Saporito nuk arriti të mbijetojë. Saporito ndodhej në paraburgim për vrasjen e bashkëshortes së tij në Shkodër, dhe ishte arrestuar më 2 maj 2025. Ai kishte marrë masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. gijotina.com/