Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Foto/ Vrau kamarierin në “Komunën e Parisit”, momenti kur i vihen prangat autorit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet, ku kuzhinieri i mori jetën me thikë kamarierit. 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes. Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën. Në foton e siguruar nga Top Channel, shihet momenti kur Filip Shehu vihet në pranga nga policia. Top Channel