Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tjetër ngjarje kriminale në vend, vritet me thikë 42-vjeçari në kalanë e Beratit
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e kësaj të marte. Në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Top Channel