Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tritoli në Shkodër/ Boçi: Terrori sikur është në shtëpinë e vet, policia e paaftë të parandalojë
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas plagosjes me tritol të zyrtarit të Tatimeve në Shkodër. Përmes një statusi në platformën sociale, Facebook, Boçi shkruan se tanimë, tritoli nuk kursen asnjë në Shkodër. Sipas ligjvënësit të PD, Terrori duket sikur është në shtëpinë e vet, ndërsa policia, shkruan më tej ai, është krejt e paaftë të parandalojë apo të gjejë autorët. ‘Kjo sepse drejtuesit e policisë “burrërohen” e trimërohen vetëm kur vjen puna e votës dhe luftën e kanë jo me atentatorët e aq me pak me bandat, por me qytetarët, të cilët i sulmojnë pa hezitim e për çdo “shkelje ligji”, përmebyll reagimin deputeti i PD, Luçiano Boçi. Statusi Tritoli nuk kursen asnjë në Shkodër. Qetësia e shprishur dëshmon dhe një herë se...