Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Djali vr*u babain, fqinjët: Autori kishte pak që ishte kthyer nga jashtë, viktima jetonte me një grua tjetër
Marjan Kodheli vrau me thikë babain Pjetër Kodheli, Ngjarja ndodhi në banesën e tyre që ndodhet në fshatin Shkallnur të Durrësit. Për këtë krim kanë folur edhe fqinjët, të cilët kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ata janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi. ”Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë”, tha ai.