Rama në forumin e Riadit: “Imagjinata dhe inovacioni janë çelësi i zhvillimit”

Rama në forumin e Riadit: “Imagjinata dhe inovacioni janë çelësi i zhvillimit”

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, një prej forumeve më të rëndësishme globale për inovacionin, teknologjinë dhe investimet e qëndrueshme, që mbledh në Riad të Arabisë Saudite, liderë botërorë e sipërmarrës për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë globale. Kryeministri vlerësoi praninë në këtë panel të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, një person që, sipas tij, përfaqëson lëvizjen më të madhe njerëzore dhe që avokaton për Kupën e Botës të vitit 2034. “Perandori i futbollit është këtu dhe është një prej shenjave mjaft domethënëse për të thënë se çfarë po ndodh në këtë vend. Kush do ta imagjinonte se në këtë vend të ndodhte ky takim i jashtëzakonshëm. Të ishte këtu si një person që...