Presidentja do t’u kërkojë partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

Presidentja do t’u kërkojë partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë. Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet. Në një letër drejtuar Osmanit, 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë. “E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk...