Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dhunoi dhe keqtrajtoi djalin, Prokuroria Fier dërgon për gjykim babanë, urdhër mbrojtjeje për të miturin
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim babanë pasi dhunoi dhe keqtrajtoi djalin e tij të mitur. Ndaj shtetasit me iniciale B.Sh., rëndojnë akuzat e “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, ndërsa për të miturin është lëshuar urdhër mbrojtjeje. Nga hetimet rezultoi se në datën 12.06.2023, bashkëshorti B.Sh. ka marrë djalin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten E.M., duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mënyrën si e qëllonte me pëllëmbë. Njoftimi i Prokurorisë: Ushtroi dhunë dhe keqtrajtoi djalin e mitur, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin B.Sh për dy vepra penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet...