Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri

Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri

Një incident është shënuar pak momente më parë në zonën e Komunën e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa mësohet se ka të plagosur me thikë një kamerier, i cili ka humbur jetën në spital. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Indrit Ismaillari, ndërsa autori është Filip Shehu. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se sherri ka ndodhur mes punonjësve të lokalit. Top Channel