Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Opozita me pyetje absurde ndaj institucioneve të pavarura, ish-kolegët e mi heshtën”, ish-deputeti i PS: Në Kuvend u shpall një shtet i ri
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në një reagim të gjatë të bërë ditën e sotme, ka komentuar seancën e një ditë me parë në Kuvend, ku raportuar drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Kreu i SPAK Altin Dumani, dhe kryeprokurori Oslian Çela iu përgjigjën pyetjeve të bëra me shkrim nga deputetët, që sipas Ndrecës pyetjet nga deputetët e opozitës ishin absurde, ndërsa shton se nga ana tjetër mazhoranca heshti përballë tyre. Ndreca thotë me ironi se në “Kuvend u shpall një shtet i ri”. Reagimi i plotë: Dje, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, u miratua në heshtje shteti paralel — shteti gjyqësor.Jo me votim, por me qëndrim. Jo me ligj, por me dorëzim. Seanca e raportimit të institucioneve të drejtësisë u kthye...