Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve
Forcat amerikane kanë vrarë 14 persona gjatë sulmeve ndaj katër anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sipas tij, një person ka mbijetuar dhe është shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Hegseth tha se sulmet, të cilat ndodhën të hënën në Paqësorin lindor me urdhër të Presidentit Donald Trump, përfaqësojnë një përshkallëzim të fushatës amerikane kundër trafikantëve të drogës. Ky është incidenti më i fundit në një seri operacionesh ushtarake që SHBA-ja pretendon se synojnë rrjete të trafikut të drogës që veprojnë si në Paqësor, ashtu edhe në Karaibe. Top Channel