“Asnjë provë e re nga Amerika”, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

“Asnjë provë e re nga Amerika”, Meta pas shtyrjes së seancës: SPAK po gënjen për të justifikuar paraburgimin tim

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shtyrjes së seancës së sotme gjyqësore si pasojë e mungesës së avokatit të Monika Kryemadhin. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL-së shprehet se nuk ka asnjë provë të re nga Amerika, ashtu siç pretendon SPAK. Më tej ai akuzon Prokurorinë e Posaçme se po gënjen për të justifikuar paraburgimin e tij. “Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të...