Grabitje spektakolare në Angli, ja si e përdorën eskavatorin autorët për të nxjerrë bankomatin nga supermarketi

Grabitje spektakolare në Angli, ja si e përdorën eskavatorin autorët për të nxjerrë bankomatin nga supermarketi

Skena të pabesueshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në një qytet të Anglisë, ku disa hajdutë të maskuar kanë vjedhur një bankomat (ATM) duke përdorur një eskavator për ta nxjerrë nga muri i një supermarketi. Ngjarja ndodhi në Milton Keynes, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Londrës. Në videon e xhiruar nga banorët e tronditur, shihet eskavatori që shkatërron fasadën e ndërtesës, nxjerr bankomatin nga muri dhe e tërheq jashtë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Më pas, hajdutët e mbuluar me kapuçë ngarkojnë bankomatin në karrocën e një kamioni dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas policisë, bankomati u braktis më vonë në rrugë, ndërsa autorët janë ende në arrati. Policia ka nisur një hetim për vjedhjen...