Arrestohet autori/ Djali masakroi me thikë babanë, policia jep detaje: Krimi ndodhi në banesë

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në një familje në Durrës, ku djali 25-vjeçar masakroi me thikë babain e tij.

Vrasja ndodhi brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur, rreth orës 13:00 të mesditës së sotme.

25-vjeçari me iniciale Marjan Kodheli, dyshohet me probleme të shëndetit mendor dhe u arrestua pak pas krimit.

Viktima, 69 vjeçari me iniciale Pjeter Kodheli, raportohet se ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.

Njoftimi: 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.