Monika Kryemadhi dhe Redi Llanaj
TIRANË- Redi Llanaj, avokati i deputetes Monika Kryemadhi është liruar nga burgu, pas incidentit të ndodhur në Gjykatën e Vlorës më 10 tetor, ku dhunoi fizikisht punonjësin e sigurisë. Apeli vendosi të liroje avokatin me garanci pasurore, 5 milionë lekë të vjetra duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.
Avokati u arrestua pas konfliktit fizik me një punonjes sigurie të gjykates së Vlorës duke e goditur me grusht. Avokati ka tentuar të kalojë pa ndjekur procedurat e kontrollit dhe është ndaluar nga punonjësi i sigurisë. Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur, por roja nuk e ka lejuar duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Konflikti mes Llanajt dhe 60-vjeçarit ka agravuar në dhunë fizike, ku avokati ka goditur me grusht rojen, i cili pësoi dëmtime në fytyrë./ZËRI
