Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Buxhetimi me pjesëmarrje, kryebashkiaku Llatja: Investime të reja për sportin dhe të rinjtë e Elbasanit
Buxhetimi me pjesëmarrje ka sjellë edhe këtë vit një fokus të veçantë mbi sportin, ku kryebashkiaku Gledian Llatja zhvilloi një takim të gjatë me trajnerë, sportistë dhe përfaqësues të 15 klubeve të qytetit. Në prani të sportistëve dhe trajnerëve, Llatja foli për arritjet e këtij viti dhe për nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në çdo aspekt të aktivitetit sportiv. Ai theksoi se kërkesat e trajnerëve dhe sportistëve janë mirëpritur, por puna vazhdon dhe sfidat nuk kanë përfunduar. Strategjia e klubeve, sipas tij, është e qartë, status i OJF-ve, masiviteti sportiv dhe krijimi i ekipeve zinxhir që garantojnë pjesëmarrje dhe zhvillim të të rinjve. “Janë realizuar shumë aktivitete brenda 15 klubeve, ku janë arritur rezultate pozitive dhe janë shpallur kampione në disa disiplina”, tha ai. Ai...