Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Hetimet e SPAK, Meta: Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia
                            Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit se SPAK ka dorëzuar prova të reja në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij. Përmes një postimi në Facebook, Meta ironizon këto prova. “Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                   