Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Të premten seanca për shkarkimin, Kushtetuesja: Veliaj do të jetë i pranishëm, njoftuam SPAK dhe Burgjet
erion veliaj-gjykata kushtetues TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, më datë 31 tetor. Sipas një njoftimi zyrtar, Kushtetuesja bën me dije se ka njoftuar Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës, pasi ky i fundit ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë. Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në seancë. Gjithashtu është njoftuar dhe SPAK, pas konfirmimit të Veliajt. Njoftimi: Në përgjigje të interesit të shprehur nga mediat dhe në kuadër të transparencës dhe shpërndarjes së informacionit publik, më poshtë gjeni informacionin e dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1...