Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, lirohet nga burgu avokati i Monika Kryemadhit
Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj që dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës është liruar nga burgu. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, pasi ka dhënë siguri pasurore. Pasi ngjarja u bë publike, pati reagime nga Dhoma e Kombëtare e Avokatisë, e cila e cilësoi ngjarjen si të pahijshme. Si ndodhi ngjarja? Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. “Nuk më njeh mua, unë kaloj çdo ditë këtu”-është shprehur avokati. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. ...