Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
DPSHTRR me drejtues të ri, ja kush pritet të emërohet në krye të këtij institucioni
Pas lirimit nga detyra si drejtor i Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktarit i është besuar një detyrë e re. Burime për gazetaren e Top Channel, Marinela Lina, bëjnë të ditur se Bajraktari pritet të emërohet Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë z.Endri Haxhiun. Emërimi i Bajraktarit vjen vetëm pak muaj pas periudhës së tij si Drejtor i Portit të Durrësit, një funksion që e mbajti që prej muajit korrik të vitit 2024. Top Channel