Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Veliajt, gjykata i hap rrugë ish-kryebashkiakut të jetë i pranishëm

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë ish-kryebashkikakut Erion Veliaj të jetë i pranishëm në seancën në Kushtetuese.

Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se më datë 13 tetor është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliajt në seancën plenare publike.
“Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Top Channel