“Na fike!”/ “Merr çelësat e makinës dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi menjëherë pasi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dosja hetimore

“Na fike!”/ “Merr çelësat e makinës dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi menjëherë pasi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dosja hetimore

Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit Tiranë, më 6 tetor. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, 30-vjeçari Elvis Shkambi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, teksa se aktin e rëndë e ka ndërmarrë pasi ka menduar se i është bërë padrejtësi nga ana e gjyqtarit, pas shpalljes së vendimit për procesin gjyqësor të pronësisë. Sipas dosjes së lexuar nga Top Channel, Shkambi ka deklaruar pasi ka qëlluar me armë gjyqtarin, është larguar nga salla dhe armën ia ka dorëzuar punonjësit të sigurisë në këtë gjykatë, por pa i thënë se kishte kryer vrasjen. Më pas i ka dhënë çelësat e makinës së tij xhaxhait, dhe...