Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Nga kriza në paqe: Roli i Ballkanit në Mesdheun e ri!
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka mbajtur një fjalim në Romë në një manifestim të paqes organizuar nga komuniteti Sant’Egidio. Nga Tritan Shehu Të dashur miq, përfaqësues të nderuar të Komunitetit Sant’Egidio, vëllezër dhe motra në frymën e paqes, Jemi mbledhur këtu në një kohë kur fjala *paqë* tingëllon më e nevojshme se kurrë. E brishtë, e vështirë për t’u ndërtuar, por asnjëherë e pamundur. Jetojmë në një epokë ku shpejtësia e ngjarjeve, konfliktet dhe mungesa e dialogut kanë krijuar një ndjenjë lodhjeje morale. Dhe në këtë lodhje, shumë e shohin Mesdheun si një burim krize. Por unë dua që sot ta shohim ndryshe: si një hapësirë shprese. Mesdheu, ky det që për shekuj me radhë ka lindur qytetërime, fe, tregti dhe kulturë, është...