Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Biznesmen deri në fund, Trump në Japoni: Firmos ujdi për mineralet e rralla
Donald Trump e ktheu në një mundësi të artë biznesi vizitën e tij në Japoni. Teksa lavdëroi së bashku me kryeministren e re Sanae Takaichi, “epokën e artë” të raporteve mes vendeve, dy liderët nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla. Takaichi – gruaja e parë kryeministre në Japoni – lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, pohoi Shtëpia e Bardhë. Në këmbim, Trump, i cili u takua për herë të parë me Takaichin gjatë turneut të tij në Azi, tha se Uashingtoni është aleat “i nivelit më të fortë të mundshëm”. “Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga...