Aktivizëm ndërkufitar/ Shqiptarë, grekë e maqedonas, bashkë për të shpëtuar Prespën

Aktivizëm ndërkufitar/ Shqiptarë, grekë e maqedonas, bashkë për të shpëtuar Prespën

Në vendin ku Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut takohen, në Liqenin e Prespës, tre organizata joqeveritare të këtyre vendeve janë bërë bashkë dhe po punojnë për të mbrojtur këtë liqen. Radio gjermane DW, në një reportazh të zgjeruar, thekson se baseni i liqenit i rrethuar nga malet, ku shtrihen Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, mori formë rreth pesë milionë vjet më parë, shumë kohë para se qeniet njerëzore t’i bashkoheshin ekosistemit ose shtetet të vendosnin kufij. Sot, këto dy zona ujore mahnitëse e piktoreske dhe kryesisht të paprekura, ndahen nga tre vende: Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Një nga banorët më të shquar të Prespës është Pelikani Dalmat, që dallon për sqepin e tij të madh rozë...