Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Atentati në Shkodër/ Iu vu tritol në makinë, ja kush është punonjësi i Tatimeve
Ky që shihni më lart është punonjësi i Tatimeve në Shkodër, objektiv i atentatit të sotëm me tritol në makinë. Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal. Busukja është specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut. Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në...