Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ishte dënuar me 3 vite burg nga Gjykata, ‘rrugorja’ ndalon 41-vjeçarin në Tiranë
41-vjeçari A.K, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, është ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë. Sipas burimeve, 41-vjeçari ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve. Autoritetet e kanë ndaluar të dënuarin pasi pikasën drejtimin e makinës në mënyrë të parregullt. Materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: -në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 41 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Drejtimi i automjetit...