Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”.
“Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
