Media e huaj: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

Media e huaj: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

Kalaja e Borshit, një nga vendet historike më të bukura në Shqipëri, i ka rezistuar sprovave të kohës dhe natyrës, duke u bërë një monument i Perandorisë Bizantine, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit dhe Bashkia lokale do të punojnë së bashku për të përmirësuar infrastrukturën për vizitorët. Qëllimi i rinovimit është të përmirësohen vlerat kulturore duke ruajtur të paprekur thelbin historik. Kalaja e Borshit është një nga vendet më ikonike, me vlera të pasura kulturore. Fatkeqësisht, shumë struktura nga epoka bizantine janë lënë pas dore dhe janë dëmtuar për shkak të mungesës së kujdesit, duke i bërë projektet e restaurimit te rendesishme. Restaurimi synon të mbrojë dhe stabilizojë strukturat e kalasë, duke përfshirë muret e fortesës, kullat...