Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!
Institucionet dhe zyrtarët shtetërorë janë vënë në “garë” se kush i bën më keq tenderat ose kush vjedh dhe shpërdorin më shumë. Dyshime për paracaktime, mashtrime, falsifikime dokumentesh, duke shpërdoruar dhjetëra miliona euro. Por, pavarësisht se disa zyrtarë janë vënë nën akuzë, madje edhe zv.kryeministra, ministra, kryetar bashkie, apo drejtor të mëdhenj, sërish ka abuzime dhe shkelje të ligjit. Por kur edhe tempulli i demokracisë, Kuvendi, mos të dijë të bërë tendera, si i bëhet? Normalisht, që sistemi është “qelbur nga koka”, pasi mjafton të dëgjosh gjuhën apo cilësinë e përfaqësimit, injorancën e disave, të jemi këtu ku jemi, pa asnjë perspektive dhe me abuzime të frikshme. Dhe ç’të presësh nga një legjislaturë, ajo që kaloi apo kjo që është zgjedhur së fundmi, që të...