Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy kushërinjtë Kalosh Peposhi dhe Gazment Peposhi, pasi akuzohen për për korrupsion aktiv në zgjedhje në Qarkun Kukës në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD). Gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë premtuar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Njësisë Administrative Ujmisht, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”. Hetimi ka evidentuar se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare ndaj zgjedhësve për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre. Kalosh Peposhi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet...