Anulimi i negociatave tregtare për shkak të një spoti publicitar, kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

Anulimi i negociatave tregtare për shkak të një spoti publicitar, kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht

Një përplasje e re ka shpërthyer mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit kanadez Mark Carney, pasi Trump anuloi negociatat tregtare me Kanadanë dhe vendosi tarifa shtesë prej 10%, pas transmetimit të një reklame që përdorte fjalët e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan kundër tarifave tregtare. Reklama, e porositur nga politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u transmetua gjatë dy ndeshjeve të para të Ëorld Series mes Los Angeles Dodgers dhe Toronto Blue Jays, dhe përdorte një pjesë nga një fjalim i Reagan-it të vitit 1987, ku ai paralajmëronte se tarifat dëmtojnë afatgjatë ekonominë amerikane. Trump shpërtheu kundër reklamës në rrjetin e tij “Truth Social”, duke e cilësuar si “të rreme dhe mashtruese” dhe akuzoi Kanadanë se “po përpiqet të ndikojë në vendimet e Gjykatës së...