Operacion antidrogë në Fier/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet një sasi heroinë

Operacion antidrogë në Fier/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet një sasi heroinë

Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar një sasi heroine. Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa tjetri u kap në flagrancë gjatë një kontrolli rrugor. Njoftimi i Policise Fier/Vihen në pranga 2 shtetas të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: -ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën...