EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje në Kukës, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy të pandehurit, Kalosh Peposhi dhe Gazmend Peposhi. Kalosh Peposhi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”; Gazmend Peposhi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në ngarkim të shtetasve te mësipërm të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, gjatë...