EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj

EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj, bën me dije korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani. I plagosur ka mbetur shtetasi Enea Busukja, i cili sapo ka ndezur mjetin ka shpërthyer. “Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia. Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj. Top Channel