Henrik Hoxhaj me patericë dhe tespihe në Gjykatë, avokatët e tij kërkojnë ripyetjen e Alibejt dhe të dashurave të Dumanit

Henrik Hoxhaj me patericë dhe tespihe në Gjykatë, avokatët e tij kërkojnë ripyetjen e Alibejt dhe të dashurave të Dumanit

nuredin dumani, erjon alibej dhe henrik hoxhaj TIRANË- Një kërkesë e re e depozituar nga avokati Gentian Romano, që përfaqëson të pandehurin Henrik Hoxhaj, synon ripyetjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej. Henrik Hoxhaj ka qenë krahu kryesor i Nuredin Dumanit në kryerjen e vrasjeve me pagesë në segmentin rrugor Durrës, Rrogozhinë, Tiranë, Elbasan. Gazetari Elton Qyno raporton se Henrik Hoxhaj në seancën e sotme ishte paraqitur me një patericë, ndërsa me vete kishte marrë dhe një palë tespihe ngjyrë bezhë, të cilat i tunde gjatë gjithë kohës që fliste avokati i tij, Gentian Romano. Siç u parashtrua nga avokatët në sallën e gjyqit, gjykata, në seancën e parë ka marrë vendim për mbylljen e fazës procedurale të pyetjes së Erjon Alibej. Por sipas avokatit Romano, ezaurimi...