Grabitja e shekullit në muzeun e Luvrit/ “Nuk ka nder mes hajdutëve”, ish-agjenti i FBI: Gabimet fatale që do t’i çojë hetuesit tek bizhuteritë

Grabitja e shekullit në muzeun e Luvrit/ “Nuk ka nder mes hajdutëve”, ish-agjenti i FBI: Gabimet fatale që do t’i çojë hetuesit tek bizhuteritë

Ish-agjenti i FBI-së, Geoffrey Kelly, që ka rikuperuar mbi 100 milionë dollarë vepra arti të vjedhura, thotë se grabitësit e “Louvre”-it bënë një gabim fatal, i cili do t’i çojë hetuesit drejt bizhuterive të vjedhura. Më 19 tetor, katër persona të veshur si punëtorë ndërtimi hynë në një krah të muzeut të famshëm të Parisit dhe vodhën bizhuteri mbretërore me vlerë mbi 100 milionë dollarë, në një operacion që zgjati më pak se tetë minuta. Por, sipas ish agjentit të FBI-së, këta nuk ishin aspak “mjeshtra” si në filmat e Hollivudit. “Njerëzit duan të besojnë se grabitjet janë më të sofistikuara sesa janë në të vërtetë. Por këta nuk ishin gjeni të krimit”, tha ai për “Daily Mail”. ADN-ja dhe gabimi që i tradhtoi Dy...