Mbi 1 mln euro fatura jo tatimore dhe fshehje e të ardhurave, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë

Mbi 1 mln euro fatura jo tatimore dhe fshehje e të ardhurave, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e ‘International Medicare shpk e Sante Plus’, pasi u gjetën mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore, fshehje të të ardhurave dhe mosagim të taksave. Nga hetimet dhe kontrollet tatimore, u zbulua se spitali operonte me mandate dore dhe jo me kupona tatimorë, ndërsa gjatë kontrollit fizik u gjetën mbi 1 milion euro fatura jo tatimore dhe medikamente të skaduara, përfshirë edhe barna të ndaluara për shitje jashtë ambienteve spitalore. Kontrollet e Drejtorisë së Tatimeve konstatuan se subjekti “Sante Plus” ka fshehur pagat reale të punonjësve dhe nuk ka deklaruar kontributet shoqërore e shëndetësore për periudhën 2018–2023, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar që kalon 35 milionë lekë vetëm nga TVSH-ja dhe detyrime të tjera tatimore në...