“Porti i ri në Porto Romano nis në 2026”/ Balluku prezanton drejtorin e ri, si e bindi Liburn Aliun të kontribuojë në Shqipëri

“Porti i ri në Porto Romano nis në 2026”/ Balluku prezanton drejtorin e ri, si e bindi Liburn Aliun të kontribuojë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi drejtorin e ri të Portit të Durrësit. Ajo u shpreh se porti i ri në Porto Romano nis në vitin 2026, teksa shtoi se brenda tre vitesh duhet të jetë dorëzuar. “Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin. Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon duke dizenjuar të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano. Nga RMV dhe Kosova kërkuar të jenë pjesë e këtij projekti, duke qenë e mundur krijimi...