Modeli alla-shqiptar/ Rama do legalizojë lobimin, por kontratat e pagesave do i mbajë sekret

Modeli alla-shqiptar/ Rama do legalizojë lobimin, por kontratat e pagesave do i mbajë sekret

Me urdhër të Kryeministrit, qeveria ka propozuar për konsultim një projektligj për legalizimin e lobimit në Shqipëri, por ndryshe nga modelet në BE dhe SHBA, parashikon që t’i mbajë sekret fitimet dhe shpenzimet e lobuesve. BIRN Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj përmes së cilit synon që të legalizojë lobimin në Shqipëri si dhe të krijojë një regjistër të lobuesve. Projektligji është produkt i një grupi pune të ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama në korrik të këtij viti dhe drafti është propozuar nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Drafti përmban 32 nene dhe parashikon Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si institucionin përgjegjës për regjistrin e lobuesve dhe aktivitetet...