Dumani 7 orë ‘llogari’ para Kuvendit: Çështjet e ‘nxehta’ në ‘lupën’ e SPAK

Dumani 7 orë ‘llogari’ para Kuvendit: Çështjet e ‘nxehta’ në ‘lupën’ e SPAK

Altin Dumani TIRANË-Seanca e 27 tetorit shënoi dhe raportimin e fundit të kreut të SPAK! Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme përfundon në 18 dhjetor 2025, por ajo që lë pas janë hetimet që bëjnë bashkë biznesmenë, figura politike dhe krimin. Në rreth 7 orë, i vendosur para Kuvendit, Dumani iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke shpalosur çështjet në 'sitën' e SPAK. Por le ti shohim me radhë, nga verifikimet, hetimet paraprake deri tek ato në dyert e Gjykatave. Pyetja e parë që mori përgjigje ishte afera e inceneratorëve. SPAK ka hetuar 71 persona, duke veçuar inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, ku tashmë ka kaluar në shqyrtim nga Gjykatat. Sa i përket atij të Tiranës, Dumani u shpreh se hetimi vazhdon....